Edhe pse mbrëmjen e djeshme shumë zemra shqiptarësh u thyen pas humbjes së skuadrës kombëtare në ndeshjen e futbollit me Serbinë, sot Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë ngjarje, duke e parë me pozitivitet.
Ai theksoi se shqiptarët treguan qytetarinë e tyre, duke befasuar të gjithë, përfshirë dhe kundërshtarët. “Sot u gdhimë të palumtur pas një humbje të befasishme, por e kemi mendjen se jashtë fushës i kemi befasuar të gjithë, edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk e mbajtëm dot pikën e artë që na hapte portën e Francës, mbajtja lart e situatës na ka dhënë 3 pikë të arta si popull”,- ishin fjalët e Ramës
Kryeministri nuk harroi as tifozët dhe ultrasit, për të cilët u shpreh se bënë një spektakël të denjë për stadiumet evropiane, ndërsa vlerësoi edhe profesionalizmin e policisë për përballimin e situatës. Rama shprehu keqardhje për ata që nuk e ndajnë futbollin nga historia dhe sportin nga lufta./tesheshi.com/