Në më të fundit Podcast, kryeministri Rama tha se në Shqipëri vetëm dy kanë qenë protesta qytetare, pikërisht gjatë qeverisjes së tij, pra kundër tij.
Ai veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve, ndërsa të tjerat sipas tij kanë qenë apo janë vetëm janë organizime partish.
“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish.
Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve.
Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtë nxori elementët politikë”, tha Rama. /tesheshi.com/