Në një intervistë për Correre dela Sera, kryeminsitri Rama e ka bërë të qartë se nuk do i përgjigjet asnjë ultimatumi të opozitës, e cila i kërkon largimin.
“As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar që na ka dhënë votën për të qeverisur”, ka deklaruar Rama.
Opozita nga ana e saj kërkon që Rama të largohet për t’i hapur rrugë një qeverie tranzitore, e më këtë të fundit të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. /tesheshi.com/