Kryeministri Rama ka bërë betimin formal në Presidencë para Metës, si ministër i ri i Jashtëm, e kryer ritualin zyrtar me një ftohtësi të dukshme. Sipas TCH, e gjitha ka gjatur vetëm 10 minuta.
Ndërkohë, nga pamjet e shfaqura, të dy personazhet në konflikt kanë treguar ftohtësi ndaj njëri-tjetrit, pa asnjë buzëqeshje korteziale, madje edhe pa shtrëngim duarsh.
Rama ka paralajmëruar se do e çojë presidentin Meta në Kushtetuese, për ta gjykuar aty për mosdekretimin e Genti Cakajt –postin e të cilit e ka marrë me pahir – por me gjasë dhe për rastin Lleshaj. /tesheshi.com/