Kryeministri Rama morri pjesë në inaugurimin e sallës së re teatrore të Akademisë së Artëve, ose Universitetittë Arteve, atje ku ai ka përfunduar studimet për pikturë dhe ku dikur, në fundin e viteve ’80-të e në fillimet e ‘90-ës, ka ushtruar dhe profesionin e pedagogut të arteve figurative.
Në sallën që për vite mbajti dhe emrin Black Box, Rama dhe i ndjeri Ardian Klosi do mbanin Refleksionet e famshme antikomuniste në nisje të lëvizjes dhjetoriste dhe paralel me këtë të fundit.
Dhe po ashtu, në këtë sallë, në vitin 1998, Rama do mbante një ndër fjalimet më fshikulluese kundër politikës shqiptare, PD e PS bashkë, në rolin e atij që njihej si një kritizier brilant me stilin e tij unik ligjërimor. Dhe aty, Rama do thoshtë shprehjen e famshme “Shqipëria, vendi më i dashur i çdo maskarai dhe vendi më i urryer për atë që horr dot nuk bëhet”. E sot, cinikisht, kjo thënie i stë kthyer në boomerang në rolin e tij që udhëheq Shqipërinë.
Shqipëria që ai qeveris prej një dekatë, sot më shumë se kurrë është e tillë, siç me të drejtë ka thënë ai.
Madje madje, nën qeverisjen e Ramës, cinikisht është përforcuar perceptimi fatalist se ky vend nuk bëhet. /tesheshi.com/