Nga Fieri, kryeministri Rama komentoi edhe njëherë protestat e opozitës, duke aluduar se drejtësia e re është halli i vërtetë i saj. “Duan të krijojnë gjithë alibinë se zgjedhjet janë kot, blihen dhe shiten. Kanë edhe një hall tjetër, ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po ngushtohet laku“, Rama.
Më tej, shefi i qeverisë komentoi dhe deputetët që po pranojnë mandatet, duke thënë se nuk janë të atij.
“Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension”, theksoi Rama. /tesheshi.com/