Kryeministri Edi Rama është pritur për gati një orë në Shtëpunë e Bardhë ku është takuar me Presidentin e SHBA-së Barack Obama dhe Zv.Presidentin Joe Biden.
Takimi u zhvillua pa praninë e kamerave por pasi ka dalë, Rama u shpreh se takimi i kaloi të gjitha parashikimet. Ai tha se presidenti Obama mbështeti idenë e futjes së mësimit të fesë në shkolla.
Takimi nisi rreth orës 18:00 me orën lokale në Shqipëri i dhe në orën 12:00 në SHBA. Tema kryesore e diskutimeve ka qenë lufta kundër terrorizmit dhe siguria.
Takimi u zhvillua pa praninë e kamerave ndërsa pasi doli, në një intervistë për Voice of America, Kryeministri tha se takimi i kaloi të gjitha pritshmëritë.
Gjatë intervistës, Rama tha se Presidenti amerikan u shpreh entuziast për idenë e futjes në shkolla të kulturës së besimit.
Sa i takon reformës për drejtësi, Rama tha për për Zërin e Amerikës, se: “Shtëpia e Bardhë e kërkon, mbështet dhe e konsideron test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”.
Kryeministri u pyet për kohën se kur mund të kalojë kjo reformë, duke parë që retorika politike është ashpërsuar së fundmi.
“Mund të ishte miratuar sepse ajo është gati. Ka patur shumë simulime për t’iu shmangur kësaj reforme, por ne kemi një mesazh i qartë nga populli shqiptar dhe aleatët e partnerët tanë
ndërkombëtarë, që kush nuk do reformën hyn në telashe shumë të mëdha”, u shpreh ai.
Rama vuri theksin tek domosdoshmëria e reformave për të forcuar instituconet dhe shprehu besimin se ajo në drejtësi do të
kalojë me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë.
/tesheshi.com/