Ministri i Jashtëm Igli Hasani dha të kuptuar qartë se qeveria e ka zgjedhur Izraelin si partner në këto kohë ndryshimet të ethshme gjeopolitike, duke besuar se po bën një zgjedhje të drejtë.
“Në gjithë këtë histori dhe konfigurim është shumë e rëndësishme që ne të dimë të zgjedhim miqtë dhe partnerët dhe ne i kemi zgjedhur ata”, tha Hasani në “Off the Record” në A2 CNN.
Pra, jo Shqipëria por qeveria e saj, ka zgjedhur një shtet gjenocidal si mik e partner, si të zgjidhte të kishte mik e aleat nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
I pyetur se përse nuk është bërë një deklaratë dhe për qindra civilë të vrarë në Gaza, Hasani dha këtë përgjigje devijuese: “Ne kemi qenë shumë të qartë që Shqipëria vazhdon të jetë për zgjidhjen me dy shtete, pra dy entitete, Izraeli dhe Palestina, të kenë të drejtën që të qëndrojnë së bashku. Shqipëria nga fundi i viteve 80 e ka njohur Palestinën dhe vazhdon ta njohë. Jemi të bindur se vetëm përmes paqes, dialogut, angazhimit të përbashkët, këto realitete do të jen në gjendje që të bashkëjetojnë në kushte të vështira, në momente shumë të vështira, ku të drejtat e njeriut janë cenuar maksimalisht. Ne kemi qenë gjithmonë të qartë dhe këto mesazhe ua kemi përcjellë gjithë partnerëve tanë”. /tesheshi.com/