Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

QASJE/ Jorida Tabaku: nuk është çështje shkolle, as diplomimi, por teze…si ajo e Shpëtim Nazarkos

by te Sheshi
14/06/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
QASJE/ Jorida Tabaku: nuk është çështje shkolle, as diplomimi, por teze…si ajo e Shpëtim Nazarkos

Jorida Tabaku është ndër emrat e njohur të PD-së më profil ekonomik. Ajo, prania e saj në këtë forcë, daton që nga koha e qeverisjes së demokratëve, më tepër si një prurje e mandatit të dytë 2009-2013. Në profilin e saj politik nuk ka asgjë të bujshme. Rrezaton një etikë që qartazi buron nga një shtrat social qytetar, si e prejardhur nga familje tiranase me taban, gjë që e ka ruajtur të pastër nga çdo anektodizëm në sjelljen apo ligjërimin e saj politik. Në këtë pikë, po, bën diferencën në PD. Por për më tej nuk jep sinjale të një protagonizmi a të një risie imponuese, e cila do mund ta fuste në historinë e politikës së pas 90-ës. Së paku ngjashëm si me shokun e saj të bankave shkollore, Erion Veliaj. Ky i fundit ka plot dritë-hije, e Tabaku vetëm dritë për aq sa është në politikë, por kjo është diçka tjetër. Kur nis të shkruash një histori, dritë-hijet, ato të gjykimit, janë të pashmangshme. Dhe kjo është ana e debatueshme mbi znj.Tabaku.

U bë kjo hyrje pasi një ditë më parë, në një reagim ndaj kryeministrit Rama, në lidhje me një ironi që ky i fundit ka bërë ndaj saj në lidhje me eurobondin e siguruar së fundi nga qeveria shqiptare, Tabaku u vetëpotencua si e diplomuar në ekonomi, duke ironizuar njëherësh se “Rama ka mbarruar për mësues vizatimi”.

E tepërt kjo, siç janë të tepërta dhe ca ironi të Ramës, së paku ndaj personazheve seriozë, edhe në kritikat e tyre. Dhe znj.Tabaku është një prej tyre. Defekti i znj.Tabaku, marrë si shkas vetëpotencimin e të studiuarit për ekonomi, është pikërisht fakti i limitit të saj, apo dhe i shumë të tjerëve si ajo në politikë, për të ofruar apo realizuar një histori personale me efekte të dukshme në kohë e hapësirë, pikërisht nga profilin e tyre studimor. Eshtë ky rasti për të theksuar se Shqipëria e sotme, me 1 mijë e një problematikat e saj, pothuajse në çdo fushë, nuk është qeverisur e drejtuar ndër vite nga të pashkollë, përkundrazi; kanë qenë më dyzina profesor-doktorët, pra njerëzit edhe me tituj, që u janë besuar përgjegjësi e shanse vendimmarrëse, e ja ku jemi sot, a thua se ky vend është menaxhuar nga njerëz me 5 klasë.

Në ekonomi akoma dhe më shumë, Znj.Tabaku e shumë të tjerë si ajo, mund të jenë, e më saktë janë, teoricienë shabllonistë, pa teza, pa origjinalitete, pa fantazi, të atillë që kur nuk janë shkas apo inspirime për histori suksesi në terren, edhe në formë të personalizuar. Por dhe në rrafshin teorik, përcjellë nga cilësia ligjërimore, te znj.Tabaku e të ngjashëm me të, nuk ka asgjë impresionuese.

E ngërthyer në arsyetime skematike, në kaq vite në politikë, zonja në fjalë, në gjithë aktivitetin e vet parlamentar si ish-deputete, nuk ka mundur të ofrojë qoftë dhe një fjalim brilant me temë ekonomike, ku të shpalosë kulturën e saj të thellë për lëmën që përfaqëson, e të ofrojë të dhëna impresionuese e imponuese mbi të qënit një shans i madh njerëzor për një mrekulli të mundshme ekonomike nëse do i besohej vendimmarrje pikërisht në ekonomi.

Kjo është dhe çështja më e debatueshme dhe te emrat e përzgjedhur nga Rama në qeverisjen e tij, të cilëve iu ka besuar ekonominë. Askush nuk e di sot, qoftë teorikisht apo nëpërmjet modeleve praktike, se ç’histori suksesi ofrojnë si kolateral emra si Arben Ahmetaj apo Anila Denaj. Përshembull, publiku do donte të dinte se cila është teza “Ahmetaj” apo “Denaj” në ekonomi. Ashtu siç nuke dimë se cila është teza “Tabaku”. Nëse kjo e fundit do kish patur vërtet një tezë, apo më shumë se një emër do qe “tezë” në ekonomi, kryetari i saj, Lulzim Basha, nuk do qe kaq i varfër dhe kaq infantil, siç dhe shpërfaqet çdo ditë, kur flet për çështje ekonomike.

Vini re: në atë pak ligjërim mbi ekonominë, që zakonisht pasqyrohet dhe në statuse në FB pas çdo takimi në terren, 40 përqind e atyre pak fjalive, krejt skematike e me gjakim të sforcuar politik, janë nxirrosje realitet (nuk është e thënë mos ketë të drejtë në këtë pikë), 50 përqind është denoncim i mitizuar e njëherësh përtac ndaj qeverisë me tezën e bërë bozë të oligarkëve, e vetëm 10 përqind është ofertë. Kjo zakonisht më tre fjali që s’thonë asgjë, ose thonë diçka të stërdëgjuar, që nuk del jashtë ligjërimit të rëndomtë politik, nga më të rëndomtët madje, të tipit “ulje taksash, punësim, investime të huaja”. Këto janë thjesht fjalë goje, ndër më parazitet, pasi kanë më tepër se 25 vite që artikulohen bezdisshëm nga çdo aspirant për pushtet.

E në fakt Basha s’mund të bëjë përjashtim. Një njeri i promovuar si i shkolluar në Perëndim për juridik, i cili ende nuk ka shpalosur para publikut talentin apo aftësinë e tij në çështje juridike – ç’shans ka qenë për të Reforma në Drejtësi – e cili nuk është e nuk ka mundur të jetë “tezë” në politikë, që do të thotë model, risi, thënë ndryshe një histori personale, nuk ka gjasë të suprizojë në ekonomi, aty ku çdo lider duhet të bëjë, ndër shumë të tjera, diferencën.

Dhe në fund, përballë tyre është Shpëtim Nazarko, një ndër emrat më të njohur të protagonizmit mediatik të pas ’90-s, që dhe sot është një zë imponues për çka shkruan e thotë. Dhe kjo në një pikë, që bën të jetë diferencues dhe me kolegë të së njëjtës lëmë e më tepër se kaq, edhe me politikanë, sidomos ato të profilit politik: ka një tezë ekonomike inspiruese se si mund të mbrothësohet Shqipëria, e promovon atë dhe shumëkush ka ç’mësojë prej saj.

Kjo e bën, me pak përjashtime, të vetmin analist që ia vlen të lexohet në median e lodhur shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Edhe Franca ka “George Floyd”-in e saj: përndizet keq Parisi (video)

Edhe Franca ka "George Floyd"-in e saj: përndizet keq Parisi (video)

“Yaris” nr.2 në Portin e Durrësit, policia: sa euro ishin dhe ku fshiheshin

"Yaris" nr.2 në Portin e Durrësit, policia: sa euro ishin dhe ku fshiheshin

India dhe Egjipti me rekorde infektimesh në një ditë të vetme, Gjermania me simptomat e Shqipërisë

India dhe Egjipti me rekorde infektimesh në një ditë të vetme, Gjermania me simptomat e Shqipërisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni