Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Putin shfryn ndaj SHBA-së: Hiqen si Zoti në tokë!

Kreu i Kremlinit, në delir madhështie dhe mani persekucioni

by te Sheshi
17/06/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Putin shfryn ndaj SHBA-së: Hiqen si Zoti në tokë!

Pas një vonese prej rreth një ore për shkak të një sulmi kibernetik, Vladimir Putin doli në podium në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut duke folur për situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi i tij pas sanksioneve perëndimore.

Fjalimi i tij përshkruhej nga sindroma e delirit të madhështisë dhe manisë së persekucionit, një psiqikë politiko-shoqërore si dhe historike kjo që karakterizon mendësinë ruse.

Presidenti rus akuzoi Perëndimin për “imponimin e paturpshëm të moralit dhe kulturës së tij, duke manipuluar gjithçka, përfshirë sportin dhe lëvizjen olimpike”, ndërsa duke folur për SHBA-të, ai pohoi se “ato sillen sikur nuk e vërejnë se ka qendra të tjera të fuqishme.

“Kur fituan Luftën e Ftohtë, Shtetet e Bashkuara e shpallën veten përfaqësues të Zotit në Tokë, njerëz pa përgjegjësi, vetëm me interesa”.

Ai vazhdoi duke thënë se parashikimet ogurzezë për ekonominë ruse që u dëgjuan në fillim të pranverës nuk u verifikuan. Sipas tij, thashethemet që qarkulluan për kursin e këmbimit dollar-rubla dhe “parashikimet e tjera perëndimore janë pjesë e luftës së informacionit kundër Rusisë”.

Duke iu referuar ekonomisë së brendshme, Putin vuri në dukje se 16.7% është një normë e madhe inflacioni, por “autoritetet do të punojnë për ta ulur atë, dinamika ekonomike do të stabilizohet”.

“Lufta e papritur ekonomike kundër Rusisë nuk kishte asnjë shans për sukses,” tha Putin, duke parashikuar se pabarazitë do të zgjeroheshin më tej në Evropë dhe, si rezultat, shoqëria do të ndahej për shkak të gabimeve në ekonomi. “Politikanët evropianë i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së tyre me duart e tyre. Humbjet e menjëhershme të Bashkimit Evropian vetëm nga ethet e sanksioneve mund të kalojnë 400 miliardë dollarë në vit. Ky është çmimi i vendimeve që janë të shkëputura nga realiteti dhe të marra kundër sensit të shëndoshë”, tha Putin.

Sipas presidentit rus, Bashkimi Evropian ka humbur sovranitetin e tij politik, “elitat e tij burokratike po kërcejnë me ritmin e dikujt tjetër, duke dëmtuar popullsinë e tyre”. Në të njëjtën kohë, ai tha se “një politikë e dështuar energjetike kontribuoi në përshkallëzimin e çmimeve në Evropë”.

“Rusia nuk kishte asnjë lidhje me rritjen e çmimeve të energjisë; karburantet filluan të rriten shumë përpara operacionit special”, tha  Putin, duke theksuar se kolegët e tij në Perëndim po përpiqen të ndryshojnë rrjedhën e historisë, se ata po mendojnë në termat e shekullit të kaluar dhe kanë iluzione dhe nuk duan të vëzhgojnë ndryshimet. “Partnerët tanë në Perëndim po minojnë qëllimisht themelet ndërkombëtare në emër të iluzioneve të tyre gjeopolitike”, tha ai, duke shtuar se “ndryshimet e sotme në ekonomi dhe politikën ndërkombëtare janë tektonike dhe revolucionare”.

Putin tha gjithashtu se ka shumë opsione për eksportimin e grurit ukrainas, por vetëm autoritetet e Kievit do të vendosin se si ta bëjnë këtë, “pa u fokusuar në dëshirat e “pronarëve” të tyre në anën tjetër të oqeanit”. Putin gjithashtu vuri në dukje se “nëse Shtetet e Bashkuara ishin një furnizues kryesor i ushqimit, tani ato janë bërë një importues neto,  duke shtypur para dhe duke blerë ushqime nga e gjithë bota”.

Përveç kësaj, ai akuzoi Perëndimin për furnizimin me armë në Ukrainë dhe financimin e rusofobisë në vend. “Kushdo që vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë është nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe po merr kërcënime të menjëhershme”, tha Putin. Megjithatë, Rusia do të vazhdojë të ndërveprojë me kompanitë perëndimore, të cilat bashkëpunojnë me Moskën.

Duke komentuar mbi pushtimin ushtarak rus të Ukrainës, ai tha se vendimi ishte “i vështirë, por i nevojshëm” dhe se “trupat e Kremlinit po mbrojnë të drejtat e Rusisë për zhvillim të sigurt” dhe se operacioni kishte për qëllim “mbrojtjen e popullit të rajonit të Donbasit. Të gjitha detyrat e saj do të përmbushen”. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Entuziazëm maqedonas: F-35 ulen në Shkup

Entuziazëm maqedonas: F-35 ulen në Shkup

Edhe me konfirmim gjerman: Zukorliçi s’vdiq nga helmimi!

Edhe me konfirmim gjerman: Zukorliçi s’vdiq nga helmimi!

Scholz: E nevojshme të flasim me Putinin

Scholz: E nevojshme të flasim me Putinin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni