Në opinionin publik shqiptar po diskutohet prej dy ditësh në lidhje me protokollin mjaft të “prerë” të Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila viziton Tiranën. Siç ndodh zakonisht në vizita të tilla, protokolli zgjerohet dhe krijon një diapazon të gjerë për ti dhënë kohë dhe hapësirë rëndësisë së vizitës.
Një zyrtar në Protokollin e Shtetit, i cili është marrë me hartimin e axhendës deklaroi për tesheshi.com se ky protokoll i shkurtër është një zgjedhje e palës gjermane dhe siç duket ka një aspekt më shumë teknik sesa politik.
Zonja Merkel sot viziton edhe Beogradin, ku ka takime intensive ndërsa nesër ajo do të jetë në Sarajavë. Në të tre vizitat kancelarja gjermane ka në axhendë vetëm nga dy takime: në Tiranë me Edi Ramën, Kryeministër dhe me Bujar Nishanin President. Të njëjtën axhendë e ka edhe në Serbi. Ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë ajo do të marrë pjesë në një aktivitet në përkujtim të masakrës së Serbrenicës, e cila pas dy ditësh ka 20 vjetorin e saj.
Ndërkaq, zyrtari i protokollit nuk e përjashton mundësinë që kjo përzgjedhje të mos ketë një arsye thjesht teknike, por edhe qëndrimi nga ana e qeverisë gjermane mbi promovimin apo jo të zyrtarëve të caktuar, të cilët përfitojnë nga ndonjë takim me kancelaren e Gjermanisë.
/tesheshi.com/