Aaron Combs, i cili ka qenë në burg që kur ishte 18 vjeç, e gëzoi publikun në Tik Tok me gjestin e tij.
Pavarësisht se përballej me një dënim 70-vjeçar, ai filloi të gatuante nga një qeli burgu dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të Tik Tok.
Aaron u bë viral falë pamjeve të tij duke përdorur një pllakë të thyer dhe shtratin e tij metalik të gatimit.
“Vendosa të gatuaj sepse ushqimi im është më i mirë se sa ato që na ushqejnë”, tha Kombs.
Kombs përgatit burrito, tacos, quesadillas, oriz, burger, proshutë dhe shumë më tepër, por burritos janë e preferuara e tij.
“Kohë pas kohe bëj ushqim për shokun e qelisë dhe disa miq. Kam pasion gatimin”, shton ai.
Njerëzit janë të mahnitur nga aftësitë e Aaronit dhe krijuesi i programit viral shpreson që videot e tij t’u japin njerëzve një pasqyrë të jetës reale.
Combs është në burg me akuzat e vrasjes së shkallës së parë dhe vrasje në tentativë. /tesheshi.com/