Një dron që transportonte drogë që thuhet se vlente miliona rupi është rrëzuar në Lahore në provincën Punjab të Pakistanit, tha policia të premten.
Droni mbante rreth gjashtë kilogramë heroinë dhe ra në një tokë bujqësore në zonën Balloki Kahna të Rasoolpura.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen banorët të mbledhur rreth heksakopterit, të cilit i ishin bashkangjitur pako ku policia sekuestroi pajisjen dhe drogën.
Për këtë rast ka nisur një hetim.
Ky rast të kujton atë të Divjakës pak vite më parë, ku në një ditë pranvere një avion i vogël që kryente transport ajror droge ngeci në rërën e plazhit. /tesheshi.com/