Kim Jong Un donte ta vriste vëllanë e tij në mënyrën më të tmerrshme të mundshme me qëllim që t’i fuste frikën “pjesës tjetër të botës”.
“Fox Neës” shkruan se vrasja e guximshme e Kim Jong Nam e ndodhur në muajin shkurt, i ekzekutuar nga ana e dy prostitutave në aeroportin e Kuala Lampur në Malajzi, ka mister dhe brutalitet.
Ka raporte të reja që thonë se kjo vrasje ka ndodhur paksa në mënyrë amatoreske, pasi në kamerat e sigurisë duken qartësisht prostitutat, ama Kim Jong Un ka demonstruar një forcë të jashtëzakonshme, një fuqi të madhe.
Diktatori koreano-verior duke vrarë të vëllanë i tregoi Botës se duhet që ta kenë frikë.
Gjithashtu gjendet edhe një detaj interesant në vrasje, ngjarja ka ndodhur në aeroport dhe nuk është rastësi.
Kjo për faktin se Kim Jong Un tregoi se mund të terrorizojë aeroportet dhe ndaj duhet që t’ia kenë frikën. /tesheshi.com/