Është e qartë tashmë se Giorgia Meloni e Fratelli di Italia do jetë kryeministrja e re e Italisë.
Thuhet se kjo është një mundësi e rrallë e mundshme për stabilitet politik në Itali pas vitesh trazirash dhe koalicionesh të brishta.
Mediat botërore ndoqën me interes të veçantë zgjedhjet e këtij viti në Itali, dhe për shkak të Melonit si fenomen i ri, e cila shpesh quhet fashiste.
“Benito Mussolini ishte një politikan i mirë, sepse çdo gjë që ai bëri, e bëri për Italinë”, tha dikur ajo, por më vonë ajo vetë mohoi se e mbështeste fashizmin.
Shumëkush tani e ka nxjerrë deklaratën e saj dhe për ish-udhëheqësin jugosllav Josip Broz Tito. Natyrshëm që jëtë të fundit s’mund ta honepsë për shkaqe ideologjike, por jo vetëm.
Më 10 shkurt të këtij viti, ajo shprehu pakënaqësinë e saj në Tëitter për njohjen e dikujt që ishte përgjegjës për masakrën ndaj italianëve.
“Është absurde t’u jepet një nder atyre që janë përgjegjës për masakrën e italianëve. Fratelli di Italia prej kohësh kanë paraqitur një propozim që do t’i jepte fund këtij turpi. Viktimat e fobisë meritojnë respekt dhe drejtësi”, shkruan ajo, duke shtuar se Titos duhet të hiqet menjëherë nga urdhri i Republikës Italiane. /tesheshi.com/