Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E vërteta e Bankers-it, shfrytëzimit të naftës shqiptare prej kompanisë kineze

Manovrat me bilancet dhe deklarimet e rreme në shtetin shqiptar

by te Sheshi
27/09/2022
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
E vërteta e Bankers-it, shfrytëzimit të naftës shqiptare prej kompanisë kineze

Në këtë kohë kur shqiptarëve ju kërkohet te kursejnë, Bankers Petrolium, kompani bijë e kompanisë kineze Geo Jade, dyshohet se nuk i ka në rregull llogaritë me taksat me shtetin shqiptar, ndërsa shkëlqesia e Tij ambasadori kinez në Shqipëri shpërndan “Fake News” (lajme te rreme) nga Fieri, duke deklaruar se Bankers ka paguar shifra marramendëse ne taksa e tatime për llogari të shtetit shqiptar.

Kompania Bankers Petroleum deri në vitin 2020 ka deklaruar se nuk ka rikuperuar ende kostot e investimit të kryer dhe sipas kontrates ajo nuk ka paguar asnjë lekë tatim-fitim për buxhetin e shtetit.

Nga kërkimet rezulton se 90% e totalit të naftës shqiptare menaxhohet dhe tregtohet nga kompania kineze Bankers Petroleum. Patjetër që dhe fitimet e majme shkojnë për llogari të kinezëve nëpërmjet manovrave që ata bëjnë me bilancet dhe deklarimet e rreme në shtetin shqiptar. Ndërkohë që shtetasit shqiptar e paguajnë litrin e naftës 220-240 lekë, fitimet e nxjerra nga pasuria e nëntokës shkojnë në llogaritë e shtetasve kinez. Situatë absurde për të gjithë shqiptarët.

Investimet e huaja cilësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e një vendi, aq më shumë kur ato bëhen në sektor strategjik dhe kanë një impakt të gjerë në mirëqënien e qytetarëve. Në fakt vendet e vogla janë gjithmonë në konkurrencë me njera-tjetrën se kush do të ofrojë një mjedis sa më të favorshëm për investitoret e huaj dhe të thithë sa më shumë kapital financiar prej tyre.

Ky është një nga parimet themelore të ekonomisë për t’u zhvilluar, por në thelb është një kusht i pamjaftueshëm për të hapur dritën jeshile ndaj çdo investitori të huaj që mund të vetofrohet për të marrë me koncesion pasuri të rëndësishme publike. Sepse ne sot më shumë se kurrë duhet ta dime se jetojmë në një treg dinamik dhe me shumë aktorë, të cilët në shumë raste përmes infiltrimit në botën e biznesit i shërbejnë axhendave politike dhe promovimit të modeleve komuniste në qeverisje. E nëse nuk arrijnë këtë të fundit atëhere qëllimi i tyre kthehet në shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, në shkatrimin e mjedisit dhe në një evazion të frikshëm fiskal që i sjell shtetit miliarda euro dëme.

Pikërisht i tillë është rasti në fushën e Patos-Marinzës ku kinezët që prej vitit 2016 kanë marrë me koncesion më shumë se 90% të totalit të naftës shqiptare. Rreth 95% e shqiptarëve ende nuk e dinë që pasuria e tyre (Ari i Zi) menaxhohet në kushte monopoli nga një kompani kineze. Kaq do të mjaftonte që qeveria shqiptare të rishikonte menjëherë kontratën në interes të qytetarëve dhe të buxhetit të shtetit. E cilësuam edhe më herët se shteti i jep pasuritë publike me koncesion vetëm atëherë kur bënë një analizë të plotë të përfitimeve që mund të vijnë nga kjo kontratë, duke marrë në konsideratë edhe kushtet e sigurisë dhe kredibilitetit që ofron origjina e kompanisë.

Por më absurde e bëjnë faktet e mëposhtme që do të sjellim si provë për abuzimet e kompanisë Bankers Petroleum. Kjo kompani është faktuar tashmë që në mijra litra naftë që nxjerë çdo ditë ua vjedh shqiptarëve përmes mashtrimit pa u bezdisur nga organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Një nga skandalet e kësaj kompanie janë pagat e punonjësve të cilat u bënë publike pas rrjedhjes sensitive të informacionit mbi pagat e punonjësve. Për shembull Jihong Liu, drejtor në kompanin Bankers Petrolum paguhet me 63,288,712 lekë, ndërsa paga e një tjetër drejtori në fushën e zhvillimit, Luntao Chen, është 10,916, 232 lekë, ndërkohë Shengbia Li, me të njëjtin funksion të raportuar është deklaruar me një rrogë prej 9,761,232 lekë. Sipas database të publikuar të pagave, paga për pozicionin ‘Punëtor krahu pastrim zyrash’ shkon në 180,057 lekë, ndersa të punosh shofer në këtë kompani paguhesh deri në 284,965 lekë.

Këto të dhëna janë pasqyra më e qartë e manipulimit përsa i përket fryrjes së kostove dhe investimeve duke shmangur kështu tatimin mbi fitimin dhe duke i paguar një shifer minimaliste buxhetit të shtetit.

Një tjetër problem është çështja mjedisore që vuri në rezik jetën e mijra qytetarëve dhe të gjithë ekositemit në fshatin Marinës prej shpimeve të pakontrolluara dhe të pa certifikuara prej inxhinierëve kinez të cilat rezultuan në shpërthime jashtëzakonisht të rrezikshme dhe me dëme të parikuperueshme për qytetarët dhe mjedisin.

Ajo se çfarë po shihet sot me shqetësim të madh nga vendet me demokraci funksionale dhe që bazohen në parimet e shtetit të se drejtës është origjina e investitorëve të huaj. Ndaj edhe Shqipëria si vend kandidat në BE duhet të ngrejë të njejtin shqetësim, duke u distancuar nga investitorë të dyshimtë dhe që kanë abuzuar me pasuritë natyrore të saj. Në përgjigje edhe të frymës që kanë vendet demkratike qeveria shqiptare duhet të vihet në lëvizje sa më parë për të kontrolluar dhe vlerësuar nësë kompania Bankers Petroleum po ushtron aktivitetin e saj në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar.

Në fund një thirrje për shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës ne Shqipëri. Ambasador! Si një përfaqësues i popullit të madh kinez ne Shqipëri, bëni të mundur që vajzat dhe djemtë shqiptarë të punësohen në role menaxhimi në Bankers Petrolium, pasi ata janë te përgatitur, por ndjehen të nëpërkëmbur nga stafi menaxherial aktual i Bankers, i cili nëse vijon me të tilla sjellje të mos promovimit të shqiptarëve në role menaxheriale, mund të dyshohet për racizëm ndaj shqiptareve.

Nga: Edison Hysa, gazetar

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Hakerët godasin dhjetë milionë australianë, por pendohen!

Hakerët godasin dhjetë milionë australianë, por pendohen!

E papritura në galeritë e errëta të Trepçës

E papritura në galeritë e errëta të Trepçës

Mobilizimi putinist: gjëma e re te tatarët e Krimesë

Mobilizimi putinist: gjëma e re te tatarët e Krimesë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni