Këshilli Bashkiak i Himarës u konstitua pa Belerin, i cili ndodhet pas hekurave, duke bërë që ai të përcjellë një letër nga qelia.
“Më 14 maj fitoi demokracia, fitoi Himara. Dhe u jam mirënjohës atyre që treguan trimëri, por edhe mirëkuptoj ata që u nënshtruan presionit”, shkruan patetikisht Beleri, duke varur shpresat e lirimit të faktori ndërkombëtar.
“Jam i sigurt se së shpejti bashkësia ndërkombëtare do të mbrojë parimet dhe vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sepse mbi të gjitha sot një kryetar bashkie i zgjedhur në këtë pjesë të Evropës, një qytetar pjesëtar i minoritetit, u pengua të merrte detyrën”, janë fjalët e Belerit, një njeri i cili nuk është gjykuar dot e nuk ka marrë dënim si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, duke shtënë mbi trupat e dy oficerëve shqiptarë në emër të Vorio Epirit.
Këshilli Bashkiak i Himarës u morr nga PS, me kryetar Dhimitër Kapajn që do e drejtojë atë. /tesheshi.com/