Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Sytë e botës nga Irani, por shihni se ç’tmerre vijojnë në Gaza

    Sytë e botës nga Irani, por shihni se ç’tmerre vijojnë në Gaza

    Kërcënimi i Khamenei-t

    Kërcënimi i Khamenei-t

    Përgjakja e bluzave të bardha në Gaza

    Përgjakja e bluzave të bardha në Gaza

    Ukrainë: kur një baba mëson për të birin e pajetë nga sulmi rus

    Ukrainë: kur një baba mëson për të birin e pajetë nga sulmi rus

    A e dini se: Irani, shtëpi për mijëra hebrenj ndër shekuj!

    A e dini se: Irani, shtëpi për mijëra hebrenj ndër shekuj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

Kriteret e munguara që i fusin të gjithë “në një thes”: përballë tyre, emra që s’rreshtin së shkruari

by te Sheshi
16/05/2025
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
88
SHARES

Debati publik në Shqipëri, me të ashtuquajtur analistë si protagonistë, dominon prej vitesh “prime time”-it e televizioneve, por dhe në kohë të tjera të ditës, duke i shndërruar ata në personazhe me kinse peshë shoqërore prej fjalës për aksh zhvillime kryesisht politike. Dhe nuk ndodh që moderatorët, ata që janë dhe përzgjedhësit e tyre për t’i patur në panele debati, të bëjnë një klasifikim për përcaktimin e drejtë të statusit të tyre, kritereve për t’i emërtuar në strisha si analistë, opinionistë apo komentatorë. Pra, pothuajse të gjithë cilësohen analistë, paçka diferencave të thella mes tyre në formim e karrierë. Ka prej tyre që janë dhe thjesht llafazanë studiosh, aso që duket sikur janë marrë nga një lokal province ku udhëheqin muhabetin politik të atyshëm me bashkëprovincialë me nga një gotë para.

Por duke qëndruar te kriteret, a mund të quhen analistë emra të cilët nuk dinë se ç’është të shkruarit, pra me një boshësi prej vitesh në shkrime autoriale, ku të lëvrojnë opinionin, analizën, investigimin, reportazhin, për ta merituar kësisoj praninë e tyre të privilegjuar në debatin politik të çdoditshëm ose të çdonatshëm, duke u endur sa nga njëra studio të tjera?

Ndër to veçohen:

Arion Sulo, ish-reporter politik në fillim të viteve 2000 të Shekulli.

Robert Rakipllari, ish-reporter politik në fundin e viteve ‘90 e më pas drejtues mediash – shef – me CV të bardhë në të shkruar.

Andi Tela, vetëm shef i lindur.

Curri(Arjan), shfaqur krej papandehur vite më parë në studio televizive, cilësuar fët e fët si analist, me zero karrierë gazetareske.

Alban Dudushi, ish-reporter politik e më pas moderator. E shkruara nuk i njihet prej vitesh, aq më pak në gjini analitike apo opinioniste.

Dhe përballë këtyre emrave apo krah tyre, janë sosh prodhimtarë të palodhur shkrimesh autoriale, që për këtë arsye është padrejtësi që si këta si ata, të quhen të dy ekstremet analistë.

Veçojnë ndër ta:

Fitim Zekthi, me karrierë të pastër gazetareske e jo domosdo shef, që bën diferencën pothuajse me të gjithë prej pasurisë së rerefencave – libra, autorë, figura politike, precedentë politikë në botë e histori etj. Joshesh ta dëgjosh nga dija që mund të përfitosh.

Skënder Minxhozi, ndër më prodhimtarët në shkrim – opinione, komente, analiza – ku edhe pse i pozicionuar lehtaz politikisht, aspak militant apo partizan politik, ka një të atillë finesë mendimi edhe në artikulim verbal që të dikton ta dëgjosh.

Dritan Hila, jo gjithnjë i dëgjueshëm në trajtesa verbale, por prodhimtar serik në të shkruar, gjithashtu me referenca porsi Zekthi.

Redi Shehi, brilant në shkrime e brilant në artikulim analitik, edhe pse pa karrierë në gazetarinë klasike.

Ergys Mërtiri, prej vitesh shkrues i rregullt me kualitet sipëror, fillimisht me qasje kritike në tema delikate të sferës kulturore e shoqërore. Gjithashtu, edhe me karrierë në gazetarinë klasike.

Mentor Kikia, emër i njohur i gazetarisë klasike me fillesa në vitet ‘90, lëvrues i disa gjinive në gazetari, po ashtu prodhimtar në të shkruar.

Ervis Iljazaj, pa karrierë në gazetari klasike, por prodhimtar i rregullt në të shkruar, pos një finese logjike në trajtesa politike, pa lejuar të bëhet antipatik.

Andi Bushati & Armand Shkullaku, një dyshe me karrierë të pasur gazetareske, me fillime datuar në vitet ‘90, sot e gjithë ditën prodhimtarë në shkrime, të diskutueshëm për qëndrime, por tërësisht meritorë për titullin “analist”.

Lorenc Vangjeli, i diskutueshëm në qëndrime, veteran në gazetarinë e pas ‘90-ës, shkrimshkrues i lindur.

Agim Baçi, gjithashtu veteran në gazetarinë e pas ‘90-ës, me një endje sa te kultura, prej nga vjen si formim bazë, e te politika fillimisht si reporter, një shkrues shembullor në çdo kohë.

Henri Çili(i para pak viteve), një emër i spikatur i gazetarisë klasike, datuar nga fundvitet ‘90. Kaluar nga kultura te politika. Deri para disa vitesh ishte ndër më të pranishmit në studio debati. E përligjte vetëveten me të qënit prodhimtar serik në shkrime.

Ermal Hasimja, dikur në gazetari e sot në arsim, vijon e shkruan dhe ishte dikur ndër më kualitativët në stil të shkruari.

Fatos Lubonja, një emër ikonik në publicistikën e jo thjesht gazetarinë shqiptare. Jo më ai i dikurshmi, i parezistueshëm me qasjet e tij kritike ndaj politikës e shoqërisë, tashmë pak i lodhur prej moshës dhe në artikulim, është njeriu që ka lënë një pasuri mendimi në analitikën gazetareske shqiptare të pas ‘90.

Preç Zogaj, ikonik në çdo kohë i analitikës, në fjalën e shkruar e të thënë.

Ishin këto vetëm disa emra, nga ata që ftohen zakonisht në studio debati, sjellë si ilustrim në funksion të qasjes krahasimore me emra kolegësh të tyre me defiçenca të theksuar në të shkruar, ku padrejtësisht të dy palët quhen profanisht “analistë”. /tesheshi.com/         

Related Posts

Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?
Kryesore

Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

19/06/2025
Shejtan, budalla…apo të dyja bashkë?! Krahasimet katastrofike të një mendjeje që të le pa tekst
Kritikë

Shejtan, budalla…apo të dyja bashkë?! Krahasimet katastrofike të një mendjeje që të le pa tekst

18/06/2025
Njihuni me çifutërinë e pashpirt kur bien sirenat e alarmit në Izrael
Kryesore

Njihuni me çifutërinë e pashpirt kur bien sirenat e alarmit në Izrael

18/06/2025
Next Post
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fiksimi shqiptar: jeta në Gjermani, “e pamundur”!

Fiksimi shqiptar: jeta në Gjermani, “e pamundur”!

19/06/2025
Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

19/06/2025
Dentistë nga interneti, rasti flagrant në Europë

Dentistë nga interneti, rasti flagrant në Europë

19/06/2025
Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

19/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni