Një ditë pas protestës së opozitës, policia ka vendosur të procedojë penalisht 28 persona, e prej tyre ka disa të arrestuar e disa që do ndiqen në gjendje të lirë. Mes të proceduarve rezulton dhe Gazmend Bardhi, ish-ministër Drejtësi në paktin Rama – Basha, që prej muajsh është shndërruar në një prej figurave përfaqsuese të PD-së si krah i djathtë i Bashës, sidomos në raste protestash. Sa herë në këto të fundit ka shpërthim të episodeve të dhunës, policia i apelon atij për tërheqje të protesuesve, pasi konsiderohet si organizator i tyre.
Njoftimi i policisë thotë se “Të proceduarit akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:
7 personat e arrestuar
A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;
O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;
L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;
M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;
A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Në protestën e një ditë më parë ishte hera e parë që nuk u përdor gaz lotsjellës nga policia. /tesheshi.com/