Është organizuar e ka përfunduar një protestë e opozitës, më saktë e dyshes Berisha-Meta, pa shqetësuar fare mazhorancën, si pasojë e kalimit në mënyrë paqësore. Paëka përbetimeve të shumta, se kjo do ishte dita e fundit e Ramës, sië në rastin e Bashës kur thoshte se “qeveria ka rënë”, pas ëdo fundproteste, Rama dhe kësaj here nuk është trazuar aspak në vijimin e qeverisjes.
Ndërsa Berisha, një nga fjalëmbajtësit, më kryesori, u përbetua dhe njëherë se do e rrëzojë nga pushteti, në mos ai, populli.
“Tani unë do t’i them këtu para jush: të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që ti e meriton, por po të komunikoj sot këtu, vendimi është marrë. Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra se i kanë dy fjalë me ty, se ne mund të të përgjigjemi siç do ti”, tha Berisha.
Aleati i tij, Meta, duke iu drejtuar turmës, tha se “fjala juaj është ligj”.
Dyshja Berisha-Meta ishte përbeëtuar se do e rrëzonte Ramën në atë që e quajtën “vjeshtën e protestave”, por në dy deri më tani, nuk ka asnjë tregues se do mund të rrezikojnë rënien e qeverisë. /tesheshi.com/