Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë që të nxjerrë një urdhër-arresti për Milan Radoiçiç, si një nga të dyshuarit në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Ka qenë prokurori Syl Hoxha, i cili tha se zv/kryetari i Listës Serbe kërkohet si pjesë e një hetimi për vrasjen e Ivanoviçit.
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, u vra më 16 janar 2018 në pjesën veriore të Mitrovicës.
Më 23 nëntor, policia e Kosovës arrestoi tre vetë të dyshuar për lidhje me vrasjen e Ivanoviç.
Gjatë këtij aksioni, Radoiçiç nuk u gjet në banesën e tij.
Dy ditë pas kësaj, Radoiçiç tha në një deklaratë se “ai nuk ishte mik i Oliver Ivanoviçit, por as nuk e vrau atë”.
Ndërsa Beogradi zyrtar, ku veçon dhe vetë presidenti Vuçiç, e kanë mbrojtur Radoiçiçin nga akuzat si vrasës, duke përjashtuar mundësinë që ai ta ketë kryer këtë krim që mendohet të jetë me sfond politik. /tesheshi.com/