Investitori amerikan George Soros planifikon të dhurojë 1 miliard dollarë në universitete për të forcuar demokracinë dhe për të arsimuar komunitetet e persekutuar, tha ai në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Soros dëshiron të lidh universitetet ekzistuese në mbarë botën, si përgjigje ndaj ngrohjes globale, lëvizjeve protestuese dhe tendencave politike.
“Vitin e kaluar, fuqitë më të forta – SHBA, Kina dhe Rusia – mbetën në duart e diktatorëve ose të atyre që duan të jenë diktatorë, dhe numri i drejtuesve autoritarë vazhdoi të rritet,” tha miliarderi 89-vjeçar, në një darkë që organizon çdo vit në Davos.
Universiteti i Evropës Qendrore (CEU), i themeluar dhe financuar nga Soros, do të jetë pjesë e rrjetit.
Soros iu desh të zhvendoste atë nga Budapesti në Vjenë vitin e kaluar, pasi Hungaria e drejtuar nga Viktor Orban, armik i Sorosit, e bllokoi ligjërisht atë.
Një pjesë e fondeve të Soros do të dhurohen për studentë refugjatë dhe të burgosur, studentë romë por dhe rohinga.
Soros është një kritik i politikanëve të tillë si presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, ndërkohë që ekstremi i djathtë e akuzon atë për mbështetje të migracionit të paligjshëm masiv në Evropë. Në këtë kuadër, nuk mungojnë dhe akuzat se ai po çon drejt islamizimit të Europës. /tesheshi.com/