20 vjeç, tashmë është vrasës i regjur dhe grabitës me nam. Madje ka arritur të çojë sipas fillit të tij një gjykatë të tërë, prokurori e polici, duke përfituar pesë vjet më parë një dënim vetëm për katër vjet për vrasjen e një fëmije 13 vjeç në krahinën e Dukagjinit.
Por kush është Sokol Fran Mjacaj, i cili vrau barbarisht dy turistët çekë: Michael Svato dhe Anna Kasinova të premten e shkuar?
Sokol Mjacaj ka lindur 20 vjet më parë, pra pas nisjes së tranzicionit shqiptar në fshatin Lotaj të komunës Pult të Dukagjinit. Një zonë e njohur për grabitje të egra.
Është rritur në një ambjent të dhunshëm dhe në mjerim absolut. Ndërsa njerëzit largoheshin nga Pulti ai rrinte atje duke u mësuar që i vogël me armë zjarri dhe bomba dore, madje edhe me përdorimin e dinamitit, me të cilin kapnin troftë në lumin e Shalës.
Në moshën 15 vjeçare kryen krimin e parë në bashkëpunim me dy djem më të rritur se vetja: vëllëzërit Besnik dhe Edmond Kodra.
Ishte shtatori i vitit 2010 kur të tre tentojnë të grabisin një fëmijë të vogël 13 vjeçar ku i kërkojnë që t’ju sjellë një varëse floriri. Djaloshi bën rezistencë: ata e rrahin për vdekje duke e përplasur në gur, e nga dhuna 13 vjeçari ndërron jetë. Trupin e hedhin në lumë.
Familjarët e djaloshit marrin të dhëna dhe akuzojnë direkt vëllezërit Kodra dhe Mjacajn. 15 vjeçari në atë kohë bvashkëpunon me drejtësinë, i jep vendodhjen e trupit të viktimës dhe akuzon vëllezërit Kodra për ekzekutimin e 13 vjeçarit.
Gjykata e shkallës së parë e Shkodrës e dënoi me 10 vjet burg, ndërkohë që cilësoi si vrasës direkt vëllezërit Kodra, të cilët akuzuan Mjacajn se po i fajëson padrejtësisht.
Pas një viti çështja shkon në Apel, ku Kodrat u rënduan edhe më shumë: njëri u dënua me dënim të përjetshëm, tjetri me 25 vjet, ndërsa Sokol Mjacaj u dënua vetëm me 4 vjet. Ishte vetëm 15 vjeç atëherë dhe ndoshta mosha ka qenë një rrethanë lehtësuese për të.
Burgun e kreu në Shënkoll të Lezhës, por sapo u lirua një muaj më parë i hyri sërish grabitjes.
Tre ditë më parë, fuoristrada e të rinjve nga Çekia ka qenë “preja” e tij, por si një kontigjent skizofrenik ai nuk mund të kryente asnjë veprim pa i marrë jetën kujt.
Persona të tillë njihen nga plani kriminalistik, por gjyqtari që i ka dhënë një dënim si për “vjedhje të lehtë” duket se ka menduar ndryshe, por e ka pasur gabim!
/tesheshi.com/