Diplomacia kosovare i kërkon bashkësisë ndërkombëtare që të pengojë mohimin e masakrës së Raçakut nga ana e Beogradit zyrtar, siç ka bërë së fundi dhe vetë presidenti Vuçiç.
“Mohimi i Masakrës së Reçakut (15 janar 1999) prej liderëve shtetërorë serbë, në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, që të dy ish bashkëpunëtorë të ngushtë të Kasapit të Ballkanit, ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, nuk përbën asgjë as politike dhe as diplomatike, por është thjeshtë qasje fashiste e një shteti fqinj që nuk ka ndryshuar as pas 20 vjetësh”, thuhet në një deklaratë të MPJ-së ksovare.
Aty kujtojhet se “në luftën e Kosovës (1997-1999), forcat ushtarako policore serbe kanë vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë, prej tyre 1133 fëmijë; kanë dhunuar rreth 20 mijë femra; kanë varrosur nëpër varreza masive në Serbi rreth 6000 trupa (disa qindra i kanë djegur në furra të shkrirjes së metaleve), me synim për të shlyer gjurmët e krimit; kanë djegur mbi 120 mijë shtëpi, kanë deportuar rreth një milion qytetarë dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur, para, ari dhe deri te traktorët dhe bagëtitë e bujqve shqiptarë”.
Nga ana tjetër, avokati i njohur Tom Gashi, përfaqësuesi juridik i viktimave të masakrës së Reçakut ka bërë kallëzim penal ndaj presidentit Vuçiç, me arsyetimin se ai ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /tesheshi.com/