Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç komentoi krizën aktuale të emigrantëve dhe forcimin e të djathtës në të gjithë Evropën, në një intervistë me austriaken Kleine Zeiutung.
Ajo tha se myslimanët në Kroaci jetojnë me frikë të madhe.
“Ata shqetësohen se mund të jenë të përjashtuar nga shoqëria për shkak të disa individëve që vijnë nën arsye të rrejshme tek ne, duke i trazuar me ide radikale”, tha gruajë në krye Presidencës kroate.
Ajo tha se i kishte thënë një myftiu kohët e fundit që ajo ishte “e lodhur nga përpjekja për të përfshirë emigrantët në komunitetin kroat musliman, i cili është i integruar në shoqërinë kroate”.
I pyetur për arsyet pse në të gjithë Evropën po forcohet nacionalizmin, Grabar-Kitaroviç u përgjigj se “shoqëritë po mbrohen kundër rrezikut të jashtëm”.
“Evropa ka qenë e relaksuar në shumë gjëra, por dhe shumë naive. Në vend që t’i kushtohej politikës së zhvillimit, ne lejuam që 1.2 milion njerëz të vinin në Evropë, kryesisht të rinj dhe të fortë, ndërsa gratë dhe fëmijët, dhe ata që nuk kishin force, qëndruan në atdheun e tyre”, tha ajo.
Ajo nuk mund të shmangte çështjen e nacionalizmit në Kroaci dhe argumentoi se shfaqje të tilla e trishtojnë. /tesheshi.com/