Presidenti kroat Zoran Milanoviç ripërsëriti thirrjen për njohjen e Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së, duke shtuar se mund të jetë ndër të vetmit joshqiptarë që e shtron këtë çështje në takime ndërkombëtare.
Milanoviç po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, në kuadër të së cilës u prit nga presidenti Bajram Begaj me të cilin doli edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Fakt është që jam në mes të vetmëve, apo që nuk është shqiptar, që këtë gjë e kam bërë dhe në New York dhe kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo mua më tregon faktin të cilin e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend. Kjo nuk është e sinqertë dhe kjo është dëmshme për ne në një afat më të gjatë”, theksoi ai.
Sipas Milanoviç, “përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të ndërlikuara”.
Më pas ai kalo te Serbia, një fqinj me të cilin ka fërkime historike dhe me të cilin ka bërë dhe luftë në 90-ën.
“Serbia ka ngecur në negociata në fillim. Ishte nisur në një vrull më të madh, por siç duket për ata kjo nuk ishte prioritet. Kanë gjëra të tjera dhe natyrisht që ata e kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe ndaj saj nuk ka pasur një përgjigje të duhur. Nuk e di se Shqipëria çfarë tjetër mund të bënte nga ajo që ka bërë”, theksoi ai. /tesheshi.com/