Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka dhuruar 200,000 euro për fëmijët e varfër, që ata të mund të arsimohen.
Sipas mediave finlandeze, presidenti ka vendosur t’u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.
Ai dhuroi 200,000 euro të mbetura, duke kërkuar që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve të pafavorizuara në mënyrë që ata të mund të sigurojnë vetë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera të nevojshme për arsim.
Presidenti i Finlandës mblodhi gati një milion e gjysmë euro dhurime gjatë fushatës zgjedhore. /tesheshi.com/