Senatori republikan i Texasit, Ted Cruz, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2016.
Bruz është 44 vjeç dhe është republikani i parë që paraqet kandidaturën e tij. Ai ka postuar në Twitter një video në të cilën shpjegon se cilat janë qëllimet e tij në këto zgjedhje.
Cruz nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Calgary të Kanadasë. Ai është biri i një imigranti kuban dhe i një amerikaneje me origjinë italiane.
Në të shkuarën ka qenë konsulent i figurave të njohura në partinë republikanë, përfshirë edhe ish presidentin George W Bush. Është konsideruar si eksponent i të djathtës konservatore amerikane./tesheshi.com/