Ministri i Jashtëm rumun Teodor Melescanu tha se hapja e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë në BE ishte një përparësi gjatë presidencës rumune të Bashkimit.
Ai gjithashtu tha se BE duhet të provojë angazhimin e saj ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë përmes akteve dhe të fillojë negociatat me të dy vendet.
“Ne jemi në një pikë kthese në procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministri rumun, duke kujtuar strategjinë e vitit të kaluar të Komisionit Evropian për zgjerimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që qershorin e kaluar i dha datën e kushtëzuar për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Sipas burimeve diplomatike në BE, Rumania ka për qëllim që të bëjë përpjekje për të bindur shtetet anëtare që janë kundër hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën, të tilla si Franca dhe Holanda.
Më tej, Melescan tha se Turqia mbetet një partner strategjik i BE. /tesheshi.com/