Djajtë kanë humbur epërsinë e dy golave përballë laraskave në fundin e ndeshjes, për të lëshuar dy pikë të arta. Kështu, Manchester United merr vetëm një pikë në udhëtim ndaj Newcastle United-it pas barazimit 3-3, duke i zhgënjyer sërish tifozët e tij.
Para fillimit të duelit, Newcastle United prezantoni dy prurjet e reja, Henri Savet-in dhe Jonjo Shelvey-n, të cilët do të kenë të drejtë të luajnë që nga ndeshja e ardhshme.
Sfida nisi në mënyrë fantastike për “djajtë”, që fitojnë 11-metërsh në minutën e 9-të. Nga pika e bardhë tregohet i saktë sulmuesi anglez Wayne Rooney. Tüë besuarit e Van Gaal-it e konkretizuan edhe njëherë dominimin brenda fushë së gjelbër, duke realizuar me anë të Jesse Lingard-it.
Epërsia e dy golave do fillojë të humbasë, pasi tre minuta para mbylljes së pjesës së parë realizon Wijnaldum për vendasit.
Në 45-minutëshin e dytë të lojës vendasit tregohen më konkretë, dhe për pasojë barazojnë dhe rezultatin. Golin e dytë për Newcastle-in e ka shënuar serbi Mitroviç në minutën e 67-të.
Mysafirët rikthehen edhe njëherë në lojë, duke realizuar sërish, për të rimarrë epërsinë. Wayne Rooney i gëzon mbështetësit e ekipit të tij me një supergol.
Gëzim ky që nuk u përjetua gjatë, pasi në fundin e ndeshjes udhëtuesit do pësojnë sërish. Një pakujdesi në repartin e mbrojtjes është shfrytëzuar më së miri nga Paul Dummett, që fikson rezultatin përfundimtar 3-3.
Manchester United renditet në vend të gjashtë, me 34 pikë, ndërkohë që Newcastle United-i mbetet në vend të 18-të, me po aq pikë, 18. /tesheshi.com/