Manchester Utd nuk njeh humbje në Premier League.
‘Djajtë e Kuq’ nga pesë ndeshje kanë katër fitore e një barazim, duke kryesuar renditjen me 13 pikë, po aq sa edhe Manchester City, i vendit të dytë.
Manchester Utd triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Evertonit. Futbollisti Antonio Valencia shënoi një supergol nga rreth 17 metra në minutën e 4-të. Ai me të parën ka goditur topin, i cili u ndal në në këndin e majtë të portës së Evertonit.
Në minutën e 84-të, armeni Henrikh Mkhitaryan shënoi për 2:0, pastaj Romelu Lukaku thelloi (90’) në 3:0 dhe Anthony Martial nga penalltia (90+2’) vulosi fitoren në 4:0.
Manchester Utd po tregon në këto javë të para se është pretendent për titullin kampion.
Jose Mourinho, tekniku i “Djajve tw Kuq” nuk ka fshehur gëzimin për fitoren.
Pas kësaj humbjeje, Evertoni renditet në vend të 18-të me 4 pikë.