Mësohen më shumë detaje nga prapaskena e qëndrimit të papritur të një deputeti gjerman të partisë së kancelares Merkel kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, pra kundër vulnetit të qeverisë gjermane, që u shpreh vetëm pak ditë më parë nga ministri i jashtëm, Steinmeier së bashku me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati në Berlin.
Gunther Krichbaum, një parlamentar i CDU-së që përbën një lobing, është shprehur kundër dhe zgjerimit të BE-së ndaj vendeve Ballkanike dhe veçanërisht Turqisë.
Por gjithsesi, në Tiranë ka qenë si pjesëmarrës i një programi që një fondacion gjerman pranë CDU-së, siç është ai Conrad Adenauer po kryen me PD-në për reformimin e saj.
Por qëndrimi i deputetit ishte aq i fortë sa nuk përputhet me qëndrimin e Brukselit zyrtar.
Dhe dje në një takim me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit nuk është shqetësuar nga deklarata, por realisht e di se ajo mund të shkaktojë tollovira brenda CDU-së meqë është prag-zgjedhjeje.
Dhe pyetja shtrohet” a ka pasur lobim nga PD-ja që deputeti gjerman ta bëjë atë deklaratë?
Gunther Krichbaum, i cili dje ka kërkuar publikisht moshapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, i ka thënë kryeministrit Edi Rama se qëndrimi i tij ishte personal dhe nuk ishte autorizuar nga kryetarja e partisë, Angela Merkel apo komisioni i Integrimit Europian që përfaqëson.
Pra, zoti Krichbaum ka ardhur në Shqipëri si i ftuari i Bashës, pasi nuk ka ndonjë ftesë nga ndonjë institucion shqiptar si Parlamenti apo Ministria e Jashtme.
Gunther Krichbaum njihet si një përfaqësues i një lobi populist brenda CDU-së e cila ka 254 deputetë në Bundestag.
Kryeministri Edi Rama të hënën do të takohet në kryeqytetin gjerman me Kancelaren Merkel, takim i cili merr një vlerë tjetër pas bombës që deputeti i linjës populiste të partisë së saj deklaroi në Tiranë.
Por zyrtarë nga Ministria e Integrimit thanë se në deklaratën e Kirshbaum nuk ka asgjë të re dhe pavarësisht radhitjes nga pesë në shtatë pritshmëri, gjithçka ai tha është në Progres- Raportin e vitit 2016.
Sa i përket vitit 2017, vendet e BE për shkak të zgjedhjeve në Gjermani, Francë, Holandë e ndoshta edhe Greqi e vende të tjera, kanë vendosur të mos hartojnë Progres-Raporte për asnjë nga vendet aspirante, përfshirë edhe Shqipërinë.
Ndaj progres raporti i radhës, ashtu siç tha edhe Krichbaum është në vitin 2018. Mbetet e hëna dhe takimi Merkel-Rama, për të parë nëse Bundestagu gjerman do t’i bindet deputetit Krihbaum apo kancelares dhe njëherësh kryetares së mazhorancës gjermane. /tesheshi.com/