Partia Demokratike bëri me dije se do nisë protestat deri në rrëzimin e qeverisë Rama, për të mundësuar më pas një qeveri tranzitore që do përgatisë vendin për zgjedhje. Nuk është sqaruar nëse për zgjedhje lokale – të cilat janë pas 6 muajsh, apo të përgjithshme, që do të thotë të parakokshme. Megjithatë, këto të fundit nuk janë artikuluar deri më sot.
Por a do mundet PD që ta bëjë realitet këtë projekt politik. Ç’prej kur ta në opozitë, ajo iu është drejtuar protestave, disa prej të cilave kanë dhe me masivitet të admirueshëm, por për asnjë çast ato nuk kanë mundur ta vënë në diskutim qeverinë, vijueshmërinë e saj. Çadra e pranverës së 2017-ës përbën kulmin si aksion politik, po me të njëjtën kërkesë, por në fund pati vetëm një “bashkëqeverisjeje” në funksion të zgjedhjeve, pa mundur t’i rrezikohet Ramës as posti e as pushteti.
Po cilat janë ato dy qeveri të pas ’90-ës që kanë rënë me protesta? E para është qeveria Nano e pa zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Pak muaj më vonë, kabineti që shoqëroi si akt politik kalimin e PP-së në PS, u përballë me protesta masive që në ballë kishin minatorët e Valiasit, thjesht si gjenerator, pasi gjithçka u diktua nga Sindikatat e kohës së bashku me PD-në në prapavijë.
E dyta qeveri e rënë po nga protestat, por në një kontekst krejt tjetër, është ajo e Meksit në ‘97-ën. Ishte rënia e firmave piramidale, më pas hapja e depove dhe zhytja e vendit në kaos, që çoi në dorëheqjen e Meksitsi kabinet demokrat.
Në dy rastet, situatat kanë qenë të ndezura, por mbi të gjitha opozitat e forta. A do përsëritet për tretën herë? /tesheshi.com/