Arrestimi i prokurorit të Krujës, Haxhi Giu, ka krijuar një situatë të paqartë në opinionin publik pasi policia shpërndau si rrallë ndonjëherë një video për ta kthyer në shoë prangosjen e një njeriu të ligjit.
Haxhi Giu nuk njihet ndër grykësit në sistemin e Drejtësisë. Përkundrazi, është një individ i fisëm, i pazë, me një jetë pa ndonjë salltanet të dukshëm, të frikshëm dhe vetëakuzues për një prokuror në Shqipëri. Te kesh një mercedez të mirë sot, nuk përbën ndonjë argument për të provuar se tjetri është bërë pis diku .
Ai njihet si një nga njerëzit më me përvojë të organit të akuzës i cili ishte kreu i grupit që mori përsipër hetimin dhe dërgimin në gjykatë të dosjes për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Edhe pse vjen nga fakulteti i “Plepave”, ai ka një karrierë korrekte dhe kurrë nuk ka qenë model i abuzimit me detyrën.
Ndaj, duket se veprimi spektakolar fsheh diçka. Sipas të gjitha gjasave dhe informacioneve që zotëron tesheshi.com, Haxhi Giu do të dalë i lirë edhe nga gjykata në ditët në vazhdim, por mënyra që i është përgatitur arresti dhe spektakli në transmetim direkt, duket si shoë i dalë nga dora e Adriatik Llallës, kryeprokurorit i cili nuk e ka mirë me grupin e çështjes “Hajdari” dhe ka përgatitur një hakmarrje, të kamufluar edhe nga fryma antikorrupsion në rradhët e drejtësisë, me prangosje invidësh nga rradhët e saj.
Njoftimi i prokurorisë
Referuar njoftimeve zyrtare të Policisë së Tiranës dhe të Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se prokurori Haxhi Giu ka tentuar që në këmbim të 29 mijë eurove të ndryshojë klasifikimin e veprës penale për një të arrestuar për trafik droge.
Nga hetimet ka rezultuar se Giu është kontaktuar nga Aleks Shpori, i cili gjithashtu është arrestuar mesditën e së mërkurës. Ai ka kërkuar nga prokurori që të zbuste akuzën ndaj vellait të tij, Paulin Shpori, i arrestuar dhe i akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë.
Organi i akuzës në njoftimin e tij sqaron se dy personat janë takuar në një lokal në Tiranë dhe më pas në një pikë të këmbimit valutor, ku Aleks Shpori ka depozituar një shumë parash, si “garanci” për shërbimin që do t’i kryente prokurori.
Pas kësaj, bëhet e ditur, prokurori Giu i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një shkresë, ku kërkonte që për të pandehurin Paulin Shpori të ndryshohej klasifikimi i veprës penale nga “trafik lëndësh narkotike” në “moskallëzim krimi”, pasi sipas tij, gjatë hetimit kishin dalë në dritë fakte të reja.
Por kjo kërkesë e tij u refuzua nga Prokuroria e Përgjithshme dhe në përfundim Paulin Shpori u dënua me 8 vite burg.
“Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me Aleks Shporin në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë si “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllanë e tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /tesheshi.com/