Një burrë 54-vjeçar u vetëdogj në sheshin kryesor në Pragë, po në njëjtin vend e në të njëjtën mënyrë si martiri çek, ish-studentit Jan Palach, i cili vetëflijua nën flakë me 16 janar 1969 në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes sovjetike.
Shërbimi i shpëtimit në Pragë tha se njeriu kishte marrë djegie në 30 përqind të sipërfaqes së trupit dhe se ai ishte çuar në gjendje koma në një spital.
“Sipas informacionit të parë, motivi nuk është një protestë politike apo sociale”, tha një zëdhënëse policore.
Rasti morri vëmendje pikërisht nga fakti se akti ngjau e solli në kujtesën e opinionit çek ngjarjen 60 viteve më parë.
Jan Palach, një student 20-vjeçar i filozofisë në Universitetin Charles në Pragë, u vetëdogj në zemër të kryeqytetit në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik, pasi në gusht të vitit 1968 u shtyp nën tanket ruse e ashtuquajtur “Pranvera e Pragës”. /tesheshi.com/