Skënderbeu ka humbur ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagrebit, mirëpo trajneri i korçarëve Mirel Jose thotë se asgjë ska përfunduar, pavarësisht se trajneri kroat Zoran Mamiç e sheh si të kryer kualifikimiN.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe mund të them se jemi shumë pranë kualifikimit. Normalisht që e vlerësojmë maksimalisht edhe ndeshjen e kthimit dhe do të motivohemi për të dhënë akoma më tepër sesa sot”, deklaroi pas ndeshjes Zoran Mamiç.
Ndërkohë ndryshe mendon homologu i tij shqiptar, Mirel Jose që ende beson në kualifikim.
“Nëse ndeshja do të kishte mbaruar 1-1 do të ishte ndryshe dhe mendoj se ky do ishte rezultati i më i drejtë i sfidës.
Goli i dytë na i rrëzoi moralin dhe tashmë do të shkojmë në ndeshjen e kthimit me një mision shumë herë më të vështirë.
Në pjesën e dytë patëm një moment kur mund të shënonim dhe golin e dytë, por nuk e arritëm dhe për këtë me vjen keq.
Ndeshja e kthimit është shumë afër dhe ne do të shkojmë për të bërë lojën tonë edhe në ato 90 minuta të tjera”, u shpreh trajneri Mirel Josa.
/tesheshi.com/