Përfundon takimi në Kryesinë e Kuvendit mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, për gjetjen e një konsensusi për draftin të reformës në drejtësi. Por reagim nuk ka. Basha është larguar nga selia e Kryesisë duke mos bërë asnjë prononcim për mediat dhe ka thirrur një mbledhje grupi. Fjalët janë që bashkëbisedimi mes palëve të jetë mbyllur pa marrëveshje.
Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të qartë sërish se qëndrimi i saj për reformën në drejtësi është i palëkundur.
Për rrjedhojë, kjo parti ka njoftuar se nuk e ka të nevojshme mbajtjen e një mbledhjeje të grupit të saj parlamentar.
Deklarata e LSI-së u bë pas një takimi që kryetari i saj Ilir Meta mbajti në Kryesinë e Kuvendit me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. /tesheshi.com/