Një grup i madh trafikantësh ish-pesëtarë të ushtrisë së Sllobodan Millosheviçit, është kapur në Spanjë ndërsa trafikonin një sasi gjigande kokaine të sjellë nga Amerika Latine.
Siç njofton “Presheva Jonë”, policia spanjolle sot kapi 3.5 ton kokainë dhe 9.3 milionë euro si pjesë e një aksioni të emërtuar “Winnetou”, kundër në rrjeti ndërkombëtar të trafikantëve të drogës, ku ushtarë të këtij rrjeti janë kryesisht nga Serbia, ish-pjesëtarë të trupave famëkeqe të Millosheviçit.
Nga të 69 personat e arrestuar, të gjithë janë të shtëtësisë serbe, ndërkohë që kreu i rrjetit drejtonte gjithçka nga një apartament në Madrid. Policia spanjolle ka konfiskuar mbi 3.5 ton kokainë dhe kapë rreth 10 milionë euro para të gatshme. /tesheshi.com/