Policia e Tiranë ka nisur hetimet për një zyrtar të lartë vendor pasi e ka gjetur atë në shkelje të hapur ligjore.
Burime nga policia bëjnë të ditur nisjen e hetimeve për shtetasin V.M, 46 vjeç, i cili është administrator i një njësie administrative në kryeqytet.
56 vjeçari është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë teksa ishte pasagjer në makinën e një miku të tij, shtetasit me inicialet N.O, 56 vjeçar.
Policia ka gjetur në makinë vulën e njësisë administrative, një akt ky kundraligjor. Madje policia dyshon se vula shtetërore është përdorur për të vulosur vërtetime të falsifikuara.
Administratorët, me ndarjen e re territorial, caktohen nga kryebashkiaku, dhe në Tiranë është aplikuar formula e koalicionit, ku disa prej tyre i përkasin PS-së dhe disa të tjerë LSI dhe PDIU-së, që ishin në aleancë me socialistët në zgjedhjet vendore të 2015-ës.