Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Personat me pamjaftueshmëri të zemrës kanë nevojë për këshillim kundër depresionit

Nga te Sheshi
03/06/2015
në Shëndet & Gatim
Reading Time: 3 mins read
A A
Personat me pamjaftueshmëri të zemrës kanë nevojë për këshillim kundër depresionit

Shkencëtarët thonë se personat me pamjaftueshmëri të zemrës duhet të kontrollohen për të parë se a kanë shenja depresioni dhe duhet t’u ofrohet këshillim.

Një studim i vogël i paraqitur në European Society of Cardiology (Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë) tregon se pacientët me depresion kanë gjasa të mëdha të vdesin brenda një viti.

Ndonëse shumë faktorë mund të ndikojnë këtu, duke përfshirë edhe seriozitetin e sëmundjes, hulumtuesit thonë se menaxhimi i depresionit është shumë i rëndësishëm.

Profesor John Cleland, udhëheqësi i këtij studimi, i cili punon në Imperial College London dhe University of Hull, e përshkruan pamjaftueshmërinë e zemrës si “epidemi moderne” e cila i ka prekur 900,000 persona nëpër tërë Britaninë e Madhe.

Mirëpo, përkundër orvatjeve për të gjetur ilaqe më të mira dhe procedura më të përmirsuara ende nuk ka shërim për këtë sëmundje. Prof. Cleland-i ka thënë për BBC-në: “Ne si specialistë të zemrës jemi deri tani përqendruar në përpjekjet për të gjetur ilaqe, pajisje dhe operacione.”

“Ato funksionojnë por jo bash ashtu si duam ne. Rrjedhimisht kemi vendosur të tërhiqemi dhe të përqendrohemi në gjërat më të rëndësishme,” ka shtuar ai.

Rrezik më i madh për vdekje?

Pamjaftueshmëria e zemrës mund të ndodhë kur muskuli i zemrës dobësohet apo ashpërsohet, duke vështirësuar kështu pompimin e gjakut nëpër trup.

Sa më shumë që përkeqësohet kjo gjendje pacientët ndihen shumë të lodhur pa frymë.

Si pjesë e një hulumtimi të vazhduar, ekipi i prof. Cleland-it i ka pyetur 96 pacientë, të cilët janë pranuar në spital me pamjaftueshmëri të zemrës, një seri pyetjesh për të vlerësuar se a ishin në depresion.

Ata të cilët kanë dhënë shenja të depresionit mesatar apo serioz kishin gjasa më të mëdha të vdisnin në 300 ditët vijuese.

Edhe pse kjo lidhje është bërë edhe më parë, shkencëtarët në përgjithësi besonin se kjo vlente vetëm për personat me depresion që ishin në gjendje më të rëndë.

Shkencëtarët e univerisitetit të Hull-it edhe pse e pranojnë se ka gjasa që depresioni të ketë ndikim këtu, thonë se ai nuk është shkaktari kryesor.

Për shembull, gjatë matjes së nivelit të hormonit NT-proBNP, hormon i cili mund të përdoret për të ndihmuar monitorimin e seriozitet të sëmundjes, ata kanë gjetur fare pak dallim mes personave me depresion serioz dhe atyre pa depresion fare.

Ka të ngjarë që faktorë të tjerë të luajnë rol të rëndësishëm gjithashtu. Shkencëtarët thonë se disa persona me depresion mund të mos ndihen të motivuar për t’i marrë hapet (tabletat) apo për të kërkuar ndihmë menjëherë.

Hulumtuesit thonë se këto pyetje, dhe të dhënat e tyre të mëhershme, duhet të hulumtohen dhe të vlerësohen në studime më të mëdha.

Në ndërkohe Julie Ward në British Heart Foundation (Fondacioni Britanik i Zemrës) ka thënë: “E dimë se depresioni është faktor i rrezikshëm për sëmundjet e zemrës dhe shpeshherë i prek personat që kanë pasur ndonjë problem të madh me zemër në jetën e tyre.”

“Çdo person që vuan nga ndonjë sëmundje e caktuar për një kohë të gjatë, siç janë sëmundjet e zemrës, duhet të kontrollohet për simptomat fizike dhe psikologjike në mënyrë të barabartë.”

“Flisni me mjekun tuaj apo specialistin e zemrës dhe diskutojini zgjidhjet e mundshme për ju,” thotë ajo.

Të ngjashmeLajme

Ç’janë këto re kaq piktoreske, ku janë shfaqur dhe ç’i shkakton?
Shkencë & Jetë

Ç’janë këto re kaq piktoreske, ku janë shfaqur dhe ç’i shkakton?

10/12/2022
Kuzhinieri që humbi shpejt 12 kilogramë, këshillon: Ky është sekreti…
Shëndet & Gatim

Kuzhinieri që humbi shpejt 12 kilogramë, këshillon: Ky është sekreti…

09/10/2021
Lajm i shkëlqyeshëm për një ilaç eksperimental kundër COVID-it
Shëndet & Gatim

Lajm i shkëlqyeshëm për një ilaç eksperimental kundër COVID-it

01/10/2021
Lajme të tjera
Nga Ylli PATA: Berat Buzhala nuk është budallë! Edhe?

Nga Ylli PATA: Berat Buzhala nuk është budallë! Edhe?

Turqia i dhuron Shqipërisë automjete dhe pajisje për Forcat e Armatosura

Turqia i dhuron Shqipërisë automjete dhe pajisje për Forcat e Armatosura

Vajza e Erdogan del në protestë

Vajza e Erdogan del në protestë

TË FUNDIT

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

6 orë Më parë
A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

10 orë Më parë
Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

10 orë Më parë
Pamje: momenti prekës kur fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

Pamje: momenti prekës kur fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

29/01/2023
Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

29/01/2023
E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

29/01/2023
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist