Kompania Haribo ka tërhequr përkohësisht një grup të caktuar të karameles së saj nga raftet në Holandë, pasi u zbuluan gjurmë kanabisi në disa pako.
Vendimi u mor pasi disa persona, përfshirë anëtarë të një familjeje, raportuan simptoma të tilla si marramendje pas konsumimit të karameles Happy Cola F!ZZ në një pako 1 kilogram.
Një zëdhënës i Agjencisë Holandeze të Sigurisë Ushqimore (NVWA) konfirmoi për mediat e huaja se mostrat e karameles u testuan dhe se gjurmë kanabisi u gjetën në to. Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar se si ndodhi kontaminimi.
Harib i tha BBC-së se po e marrin seriozisht këtë incident dhe se po bashkëpunojnë plotësisht me institucionet përkatëse. Edhe pse kontaminimi u konfirmua vetëm në tre pako, i gjithë grupi i produkteve u tërhoq si masë paraprake.
Këto janë karamele me afat skadimi deri në janar 2026.
Për momentin, nuk dihet saktësisht se sa njerëz kanë përjetuar probleme shëndetësore, por kompania thekson se siguria e konsumatorit është përparësia e tyre më e lartë.
Ata gjithashtu shtojnë se tërheqja e produktit është e kufizuar ekskluzivisht në tregun holandez dhe se të gjitha produktet e tjera Haribo janë të sigurta për konsum. /tesheshi.com/