Nuk ka dyshim se obeziteti është një problem i madh në Shtetet e Bashkuara. Një e treta e popullsisë së rritur vuan nga obeziteti dhe një faktor që ndikon në këtë është rritja e sasive të mëdha të ushqimit të servirur.
Kjo rritje përkon me një përqindje prej 250% më e madhe se në vitet 1990. Një arsye për këtë është rritja e kërkesës së konsumit. Bizneset udhqimore, duke rritur në porcione kanë një justifikim më shumë për të rritur çmimet. Në blejmë një produkt më të madh, fitimet rriten dhe xhiro vazhdon.
Si mund ta ndalojmë këtë fenomen? Instituti Kombëtar Shëndetësor këshillon që të zgjidhen gjithmonë porcionet e vogla dhe nëse nuk jemi ngopur të kërkojmë përsëri nga i njëjti porcion.
Kur të porosisim sallatë për të shoqëruar ushqimet e skuqura, nëse nuk ofrohen përmasa të ndryshme atëherë mund ta marrim si pjatë të përbashkët ose të kërkojmë gjithmonë paketë për me vete. /tesheshi.com/