Tottenham barazoi me Watford në fushën e vet në javën e nëntë të Premier League angleze me rezultatn 1: 1. Por takimi pati minuta konfuze, pikërisht në golin e barazimit nga ana e vendasve.,
Ishte Dele Alli ai që shënoi për Tottenham në minutën e 86: të. Por goli u kontrollua me teknologjinë VAR për një prekje të mundshme me dorë.
E ndërsa në ekranin e “Tottenham Stadium” fekste “Jo gol”, gjyqtari tregoi me gisht nisjen e lojës nga qendra – pra gol – gjë që krijoi konfuzion të vërtetë jo vetëm në fushë e stadium por në të gjithë ambientet futbollistike angleze, përfshirë dhe tifozeritë.
Ndërsa disa thonë se topi u godit me sup nga Dele Alli, të tjerë thonë se ishte një prekje me dorë. Konfuzioni me ekranin sigurisht që nuk ndihmoi për të vërtetën. /tesheshi.com/