Senatori amerikan Bernie Sanders njoftoi se do njoftojë me anë të një videoje kandidimin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2020.
Data e transmetimit të videos ende nuk është përcaktuar, raportojnë mediat amerikane, duke shtuar se Sanders u takua me njerëz që mund të drejtojnë fushatën e tij parazgjedhore.
Sanders, 77 vjeç, ishte një prej kandidaturave0 demokrate në zgjedhjet e mëparshme, por u mund nga Hillary Clinton, e cila u zgjodh si sfidantja kundër republikanit Donald Trump.
Senatori i Vermontit, i cili u paraqit si një “demokrat socialist” gjatë fushatës së mëparshme, mbështeti arsimin e lirë në nivel universitar dhe sigurimin shëndetësor për të gjithë qytetarët.
Sanders, i cili është një senator i pavarur, është popullor me demokratët, por disa anëtarë të partisë po pyesin nëse ai do të ishte vërtet kandidati më i mire. /tesheshi.com/