Me mijëra protestues morën pjesë në tubimet e shumta të organizuara kundër dhunës së armëve nën moton “Marshojmë për jetët tona”.
Marshimet kanë ndodhur jo vetëm në Uashington e në qytetet e tjera amerikane ku protestuesit kanë kërkuar reformimin e legjislacionit të armëve, por edhe në vende të tjera.
Më poshtë, përmbledhja e fotografive nga këto marshime panoramon një lëvizje që nisi nga studentët e Parkland, masakrës më të fundit në shkollat amerikane.
Pjesëtarë të komunitetit dhe studentët marrin pjesë në “Marshojmë për jetët tona”, në Parkland, Florida.
Veterani amerikan, republikani John Lewis drejton një marshim me mijëra njerëz në rrugët e Atlantës në Xhorxhia.