Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi rreth 7.8 miliardë dollarë si fond fillestar që do të përdoret për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve pas përmbytjeve në Teksas dhe Luiziana.
Zyrtarët thanë se do të ketë kërkesa të tjera për fonde kur të bëhet i ditur ndikimi i plotë që ka pasur stuhia Harvey, shkruan BBC.
Disa banorë tashmë janë lejuar që të kthehen në shtëpitë e tyre, por përmbytjet po përhapen në disa zona të tjera.
Presidenti Trump, pritet që të vizitojë Teksasin për herën e dytë këtë të shtunë.
Numri i personave që kanë vdekur nga këto vërshime ka shkruar në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka. /tesheshi.com/