Përdorni ujin e orizit për lëkurë më të butë dhe pa rrudha
Për shekuj me radhë, gratë aziatike kanë përdorur ujin e orizit si produkt kozmetik për flokët dhe lëkurën. Duke larë rregullisht fytyrën me ujin e orizit do të keni një lëkurë më të butë, më elastike dhe më rrëzëllitëse. Ky përbërës mund të përdoret gjithashtu edhe për rritjen e flokëve: mund të veprojë si shpëlarës i mirë pasi t’i keni larë më shampo (mësoni si ta përdorni këtë trajtim për flokë me ujin e orizit).
Shtoni çaj jeshil dhe mente tek arsenali i produkteve kozmetike
Çaji jeshil dhe ai i mentes përdoren gjerësisht nga gratë aziatike si produkte kozmetike. Këto produkte përfshihen në shumë maska për fytyrë, kremra kundër rrudhave, vajra etj. Përdorimi i rregullt i këtyre çajrave ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë, pa rrudha dhe më të shndritshme.
Mbroni fytyrën nga efektet e rrezeve ultravjollcë
E keni vënë re që gratë japoneze përdorin shpesh syze dielli dhe mbajnë çadër edhe kur nuk është shumë diell? Rezulton se ato nuk i përdorin vetëm për modë. Së pari ato i përdorin si një mënyrë efikase për të mbrojtur lëkurën kundër rrezeve të diellit që mund dëmtojnë fytyrën. Ndërkohë, shumë prej tyre përdorin kremra kundra diellit për të mbrojtur lëkurën.
Përdorni metodën “4-2-4″ për larjen e fytyrës
Shumë gra aziatike përdorin metodën “4-2-4″. 4 minuta aplikojnë vajrat esencialë për fytyrën, pastaj 2 minuta përdorin një krem pastrues. Sapo të mbarojnë me të, ata kalojnë 4 minuta të tjera duke shpërlarë fytyrë me ujë. Ky proces njihet ndryshe si pastrimi me dy faza./tesheshi.com/