Nuk ka gjë më të mirë se qumështi i nënës, por nëse nëna nuk është ende gati për të prodhuar qumësht apo has në vështirësi të tjera, atëherë hynë në funksion banka e qumështit të gjirit.
Në Milano të Italisë, aty ku lindin 6500 fëmijë në vit, sapo është inaguruar një bankë e tillë.
Quhet “Nutrici” (ushqemë/ushqena) dhe ka si detyrë të ushqejë foshnjat të cilat nuk mund të ushqehen me qumështin e nënave të tyre. Deri tani janë depozituar afro 10 mijë litra qumësht nga 1mijë femra, të cilat vullnetarisht kanë dhuruar qumësht gjiri. /tesheshi.com/