PD ka vendosur që më 16 shkurt të organizojë një protestë të madhe në Tiranë kundër qeverisë, e cila, sipas asaj çfarë është projektuar, do jetë epilogu e një sërë protestash nëpër rrethe, të cilat do të zhvillohen për rreth dy javë rresht.
Qëllimi i tyre, siç është vendosur në mbledhjen e parë të Kryesisë së re të PD-së, është rrëzimi i Ramës, për të vijuar me një tjetër qeveri që do mundësonte shkuarjen ne zgjedhje, ato Lokale, por dhe në parakohshme të Parlamentare.
Ky aksioni politik i opozitës, përkohën si kohë e si frymë, me atë të dy viteve më parë ku u ngrit çadra e famshme në bulevard, po para zgjedhjeve. Motoja ishte po ajo: me Ramën nuk ka zgjedhje. /tesheshi.com/