Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Paolo Maldini”, historia e rrallë e një pikture të rrallë të Ibrahim Kodrës, dhuruar Shabanit…

by te Sheshi
17/04/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
“Paolo Maldini”, historia e rrallë e një pikture të rrallë të Ibrahim Kodrës, dhuruar Shabanit…

Ai ishte “primitivi i fundit i një civilizimi të ri”, ka thënë për  Ibrahim Kodrën poeti i madh francez Pol Elyar. Ai lindi më 22 prill të vitit 1918 në fshatin Likmetaj të zonës së Ishmit dhe vdiq më 7 shkurt 2006. Lindi në pranvere dhe u nda nga jeta në prag të kësaj stine, duke i  lënë vendit të tij një pranverë ngjyrash  në artin e pikturës. Veprat e tij të mahnitshme i has ngado e kud: në studiot dhe galeritë e koleksionistëve privatë të botës, si dhe të disa institucioneve të rëndësishme.

Kodra Akilja Shabani, vajza e tyre dhe nipi ne Tirane

Por edhe në Durrës, ai përveç pikturave që i ka dhuruar muzeut rajonal, ka dhe disa kushërinj me të cilët ka mbajtur ndër vite marrëdhënie shumë të afërta  dhe u ka dhuruar disa vepra origjinale. Një ndër to është edhe familja e Shaban Radoveshit, gruaja e të cilit Akile Radoveshi (Kodra), ishte kushërirë e afërt e mjeshtrit, të cilët mes tyre kanë patur marrëdhënie shumë të ngrohta, si dhe kanë shkëmbyer vizita në Itali e Shqipëri. Ajo është ndarë nga jeta para 3 viteve, e më pas dhe vëllai i saj Fadili, i cili ruante në banesën e tij flokët e Ibrahim Kodrës, të cilat ia kish qethur i ati, Mustafai.

Akilja ishte një kushërirë e afërt e piktorit tonë të shquar Ibrahim Kodra. Në shtëpinë e së cilës kur ajo jetonte, patëm rastin që të shikojmë një punim origjinal  të mjeshtrit. Piktura e rrallë ndodhet edhe sot në Durrës. Ajo ruhet nga bashkëshorti i Akiles, Shabani. Në bisedat me Akilen kur jetonte, ajo e kujtonte me mirënjohje mikpritjen e Ibrahimit në Itali dhe vizitat që ai u kishte bërë në Shqipëri, duke treguar se si ai u solli atyre një pikture origjinale të bërë në vaj. Piktura, deri sa mbylli sytë e ndjera, qëndronte në dhomën e saj, por që ishte dhe pjesë e shijeve të burrit, Shabanit, sipas motivit dhe subjektit që përmbante: i madhi Maldin i Milanit të madh. Dhe jo pa arsye, ngase Shabani e kish marrë më vete Ibrahimin në San Siro për të parë Milanin, gjatë kohës kur ishte në Itali.

Piktura Maldini

Shabani, një ultras milanez, i kish rënë në sy Ibrahimit për këtë gjë, e më pas piktori i madh kishte vendosur që mikut të tij t`i bëjë një dhuratë të rrallë, pikërisht Maldinin në vaj.

Piktura e famshme ruhet edhe sot  në këtë familje në një faqe muri. Kur erdhën pjesëtarët e ekipit italian për një ndeshje në Shqipëri pak vite më parë, e kishin marrë vesh nga tifozët se Maldini ishte  bërë portret nga i fundmi i kubistëve të mëdhenj, pikërisht Ibrahim Kodra, dhe kërkuan të kontaktojnë me pronarin e saj. Pasi kanë shuar kuriozitetin e tyre duke e kundruar, ata kanë sjellë edhe një ofertë për ta blerë atë, në shumën e 50 mijë eurove. Oferta ishte tunduese, por dashuria dhe respekti për Ibrahimin, e bën që ta refuzojë pa shumë dilema. “Kur më thanë se sa mund të afronin për ta blerë – kujton Shaba – e ndjeva se sa me kishte respektuar familjarisht ky piktor i madh me të cilin pata fatin që ta kaloj një periudhë të shkurtër të jetës sime dhe të kisha vëmendjen dhe konsideratën e tij”.

Piktura, e cila paraqet një prej legjendave të futbollit italian, Paolo Maldinin, është e punuar në vaj dhe ka dimensionet 70 x 50 cm. Ngjyrat janë të forta dhe mbizotëron bluja, e zeza, e kuqja dhe e verdha. Mbase kanë qënë edhe momente nostalgjike të mjeshtrit që i kanë rrjedhur nga peneli kur po e punonte atë, pasi pjesa e pasme e sfondit pas kurrizit të lojtarit të madh, ka një punim fin me ngjyra të detit të cilat i ka përdorur edhe në pikturën e njohur kubiste të paraqitjes së vëndlindjes së vet, Ishmit

Në pjesën e poshtme të këtij punimi interesant, ai ka lënë me dorën e vet edhe shënime të cilat kanë rëndësi për të ardhmen nga studiuesit që do të hulumtojnë në të kaluarën e tij, e që ka mbetur gjithsesi në hije për dashamirësit e shumtë që ka në botë, e më të shumtë në atdhe.

Në fillim ai ka lënë shënimin 12/99 që mund të jetë edhe indeksi i inventarit, ose thjesht një “ lajthitje” në datim, pasi më  poshtë mjeshtri Kodra ka shkruar po me dorën e vet dhe me një shkrim të thjeshtë për t`u lexuar: “Akiljes dhe Shabanit me simpati nga bacë Brahimi.” Tiranë 5 / 8/ 97. Çka daton edhe datën e ardhjes në Shqipëri të “Maldinit”, të prenotuar nga peneli i Kodrës …

Interesant në dedikim është dhe vetëemërtimi “Bacë”, që na kujton edhe Kosovën, të cilën e ka përjetësuar në një vepër tjetër të mrekullueshme.

Përgatiti Mark Brunga – /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Next Post
Liga e Kampioneve: Barça leksion Parisit, Porto  shokon Bayernin

Liga e Kampioneve: Barça leksion Parisit, Porto shokon Bayernin

Protesta në qytetet amerikane ndaj brutalitetit të policisë

Protesta në qytetet amerikane ndaj brutalitetit të policisë

Bomba me vakuum të hedhura nga ushtria siriane mbi një shkollë fillore

Bomba me vakuum të hedhura nga ushtria siriane mbi një shkollë fillore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025
Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni